Presidenti amerikan, Donald Trump, tha prerë “jo” kur u pyet nëse Irani duhet të bëjë një marrëveshje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndalojnë operacionin e tyre ushtarak, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.
Sipas Trump, është e parëndësishme nëse do të ketë marrëveshje ose jo.
“Irani nuk ka nevojë të bëjë marrëveshje, jo…Kur të ndiejmë se ata janë — për një periudhë të gjatë kohe, të kthyer në Epokën e Gurit, dhe nuk do të jenë në gjendje të zhvillojnë një armë bërthamore, atëherë do të largohemi. Nëse kemi marrëveshje apo jo, është e parëndësishme”, ka deklaruar Trump.
Trump tha se udhëheqja iraniane dëshiron “të bëjë një marrëveshje”, por gjithashtu tha se lufta po shkon drejt përfundimit.
“Brenda një kohe relativisht të shkurtër do të kemi mbaruar,” tha ai./Reporteri.net