×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump mbajti fjalimin më të gjatë në historinë amerikane para Kongresit, rekordin e cilit ish-president e theu

    Reporteri
    25 Shkurt 2026 | 10:11

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në fjalimin e tij për Gjendjen e Kombit, më i gjati në historinë amerikane, vlerësoi të martën arritjet e tij ekonomike që  sipas Trumpit, i sollën SHBA-së “epokën e artë”. Trump foli para Kongresit për një orë e 47 minuta rekord.

    Fjalimi një orë e 47 minuta i Donald Trump ishte fjalimi më i gjatë i Kongresit Amerikan që ka parë një President për Gjendjen e Kombit. Por historia tregon se ai ka pasur një sfidues, ish-Presidentin Demokrat Bill Clinton.

    Trump me fjalimin e tij të së martës, tejkaloi demokratin Bill Clinton, i cili foli për një orë e 20 minuta në vitin 2000.

    Sa i përket fjalimit më të shkurtër të regjistruar për Gjendjen e Kombit, ky është një titull i mbajtur nga republikani Richard Nixon, i cili i ofroi Kongresit njëfarë lehtësimi duke folur për më pak se gjysmë ore kur mbaroi pas vetëm 28 minutash e 55 sekondash në janar 1972./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!