Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kundërshtuar pretendimet se planet e Izraelit për të sulmuar Iranin, e shtynë ShBA’në që të niste sulmet.

Trump ka deklaruar se ai mund t’i ketë nxitur ata që të veprojnë, dhe jo anasjelltas, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

“Ata do të sulmonin nëse ne nuk do ta bënim, do të sulmonin të parët,” tha ai për Iranin.

Reklamë

“Unë isha shumë i bindur për këtë.”

“Nëse ndonjë gjë, mund t’i kem shtyrë unë izraelitët të veprojnë, por Izraeli ishte gati, dhe ne ishim gati, dhe kemi pasur një ndikim shumë, shumë të fuqishëm, sepse praktikisht gjithçka që ata kanë është shkatërruar. Tani numri i raketave të tyre po bie ndjeshëm,” tha ai nga Zyra Ovale.

Një ditë më parë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio deklaroi se presidenti vendosi të nisë sulme ndaj Iranit sepse SHBA besonte se Izraeli ishte gati të ndërmerrte veprime të njëanshme./Reporteri.net