×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

    Reporteri
    03 Prill 2026 | 16:06

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se ShBA mund të hapë Ngushticën e Hormuzit “me pak më shumë kohë”, ndërsa rritet presioni mbi administratën e tij për të gjetur një zgjidhje të shpejtë për konfliktin me Iranin.

    “Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të bëjmë një pasuri” shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.

    Gati pesë javë pas nisjes së sulmeve ajrore të përbashkëta SHBA-Izrael në Iran, lufta vazhdon të përhapë kaos në rajon dhe të trondisë tregjet financiare, duke rritur presionin ndaj Trump për një zgjidhje të shpejtë.

    Rihapja e këtij kanali është bërë prioritet për qeveritë ndërkombëtare, ndërsa çmimet e energjisë dhe nftës vazhdojnë të rriten.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!