Presidenti i ShBA-së, Donald Trump thotë se negociatorët amerikanë do të jenë në Pakistan nesër për bisedime me Iran.

Trump deklaroi se negociatorët e SHBA-së do të shkojnë të hënën në Pakistan për të zhvilluar raundin e dytë të bisedimeve me Iranin.

Ai nuk specifikoi në postimin e tij në rrjetet sociale se cilët zyrtarë amerikanë do të marrin pjesë në negociatat që pritet të zhvillohen në Islamabad.

Reklamë

Shtëpia e Bardhë dhe zyra e nënpresidentit amerikan JD Vance, i cili udhëhoqi raundin e parë të bisedimeve, nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Në postim, Trump akuzoi Iranin për shkelje të armëpushimit duke qëlluar dje në Ngushticën e Hormuzit dhe paralajmëroi se do të shkatërrojë infrastrukturën civile të Iranit nëse nuk pranon marrëveshjen që SHBA-ja po ofron.

“Nëse nuk e bëjnë, Shtetet e Bashkuara do të shkatërrojnë çdo termocentral dhe çdo urë në Iran,” shkroi ai.

/Reporteri.net/