×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, ShBA-ja dhe Irani do ta kontrollojnë së bashku

    Reporteri
    23 Mars 2026 | 15:53

    Presidenti Donald Trump tha të hënën se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “shumë shpejt”, duke shtuar se ai dëshiron që kjo rrugë e rëndësishme detare të kontrollohet bashkërisht nga SHBA dhe Irani, shkruan CNN.

    I pyetur nga CNN se kur pritet të rihapet ngushtica, Trump u përgjigj: “Do të hapet shumë shpejt”, nëse negociatat me Iranin vazhdojnë me të njëjtin ritëm.

    “Do të kontrollohet bashkërisht,” shtoi ai. “Unë dhe Ajatollahu, kushdo qoftë Ajatollahu, apo kushdo që do të jetë Ajatollahu i ardhshëm.”

    “Dhe do të ketë gjithashtu një formë shumë serioze të ndryshimit të regjimit,” tha Trump, duke iu referuar sulmeve në orët e para të konfliktit që, sipas tij, eliminuan një pjesë të madhe të udhëheqjes së lartë iraniane.

    “Praktikisht ka tashmë një ndryshim regjimi,” u shpreh ai, duke sugjeruar se bisedimet e fundjavës japin shenja për ulje të konfliktit.

    “Por ne po merremi me disa njerëz që unë i konsideroj shumë të arsyeshëm dhe të qëndrueshëm,” tha Trump.

    “Njerëzit brenda e dinë kush janë, janë shumë të respektuar, dhe ndoshta njëri prej tyre mund të jetë pikërisht ajo që po kërkojmë.”

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!