Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ritheksuar frustrimin e tij ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, pasi ai nuk lejoi përdorimin e bazave britanike për valën e parë të sulmeve amerikane ndaj Iranit.
Dule folur për përgjigjen e aleatëve të ShBA’së, Trump tha se është veçanërisht i pakënaqur me Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën.
“Pra, jemi shumë të befasuar. Ky nuk është Winston Churchill me të cilin kemi të bëjmë”, deklaroi Trump për Starmer, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.
Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar përdorimin e bazës Diego Garcia në Oqeanin Indian dhe të RAF Fairford në Gloucestershire për sulmet ndaj Iranit, por Starmer refuzoi.
Ishujt Chagos – zyrtarisht të njohur si Territori Britanik i Oqeanit Indian – ndodhen në Oqeanin Indian dhe Britania i ka kontrolluar që nga fillimi i shekullit të 19-të.
Pavarësisht se më parë kishte shprehur mbështetje për këtë, Trump së fundmi i ka bërë thirrje Kryeministrit Starmer të anuloj një marrëveshje që do të lejonte Mbretërinë e Bashkuar të dorëzonte sovranitetin e territorit ndaj Mauriciusit, dhe të paguante një kosto mesatare prej 101 milion £ në vit për të marrë me qira një bazë ushtarake të përbashkët në ishullin më të madh./Reporteri.net