Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sot se Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara, të cilat ai i kritikoi si joefektive në përfundimin e luftërave.
“OKB-ja thjesht nuk ka qenë shumë ndihmuese. Unë jam një adhurues i madh i potencialit të OKB-së, por ajo kurrë nuk e ka realizuar atë potencial,” u tha Trump gazetarëve gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
“OKB-ja duhej t’i kishte zgjidhur secilën nga luftërat që unë zgjidha. Unë kurrë nuk iu drejtova atyre, as që më shkoi në mendje të shkoja”, ka deklaruar Trump.
Bordi i Paqes u formua si pjesë e marrëveshjes së Trump për t’i dhënë fund luftës Izrael–Hamas në Gaza. Ai u dërgoi ftesa liderëve botërorë këtë javë për të shërbyer në panel, përfshirë edhe presidentin rus Vladimir Putin.
Më herët të martën, zyrtari më i lartë humanitar i OKB-së, Tom Fletcher, tha se Bordi i Paqes i Trump nuk do ta zëvendësojë organizatën e tij./Reporteri.net