Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, ka dhënë detaje për përpjekjet në ndaljen e luftës Rusi-Ukrainë.

Trump ka thënë se do të takohet me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe atë të Ukrainës, Volodymyr Zelenskuy, vetëm kur marrëveshja të jetë në fazën përfundimtare, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij, javën e kaluar është bërë përparim i jashtëzakonshëm në këto përpjekje. Ai tha se kanë mbetur vetëm edhe disa pika për të cilat s’ka pajtim.

Reklamë

“Gjatë javës së kaluar, ekipi im ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në lidhje me përfundimin e Luftës midis Rusisë dhe Ukrainës (Një luftë që NUK do të kishte filluar KURRË nëse unë do të isha President!). Muajin e kaluar vdiqën 25,000 ushtarë. Plani origjinal i Paqes me 28 pika, i cili u hartua nga Shtetet e Bashkuara, është përmirësuar, me kontribut shtesë nga të dyja palët, dhe kanë mbetur vetëm disa pika mosmarrëveshjeje. Me shpresën e finalizimit të këtij Plani Paqeje, kam udhëzuar të Dërguarin tim Special Steve Witkoff të takohet me Presidentin Putin në Moskë dhe, në të njëjtën kohë, Sekretari i Ushtrisë Dan Driscoll do të takohet me ukrainasit. Do të informohem për të gjithë progresin e bërë, së bashku me Zëvendëspresidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Luftës Pete Hegseth dhe Shefen e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles. Pres me padurim të takohem me Presidentin Zelenskyy dhe Presidentin Putin së shpejti, por VETËM kur marrëveshja për t’i dhënë fund kësaj Lufte të jetë PËRFUNDIMTARE ose, në fazat e saj përfundimtare. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje shumë të rëndësishme dhe le të shpresojmë të gjithë që PAQJA të arrihet SA MË SHPEJT!”, ka shkruar Trump./Reporteri.net