Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ShBA’ja ka provuar t’u dërgojë armë protestuesve iranianë që të luftonin kundër qeverisë, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.
Trump pretendoi se civilët nuk po protestonin kundër qeverisë nga frika se mund të vriteshin.
Ai tha se kanë dërguar disa armë, por se njerëzit tek të cilët u dërguan armët, vendosën t’i mbajnë ato për vete.
“Ne dërguam disa armë, por grupi që duhej t’i shpërndante — gjë që unë thashë se do të ndodhte, ua thashë njerëzve të mi, e parashikova saktësisht. Dërguam armë, shumë armë. Ato duhej të shkonin te populli që të mund të kundërpërgjigjej kundër këtyre banditëve. E dini çfarë ndodhi? Njerëzit te të cilët u dërguan i mbajtën për vete, sepse thanë: ‘Çfarë arme e bukur, mendoj se do ta mbaj për vete.’”, ka deklaruar Trump.
Trump paralajmëroi pasoja ndaj tyre.
“Kështu që jam shumë i zemëruar me një grup të caktuar njerëzish, dhe ata do të paguajnë një çmim të madh për këtë”, ka deklaruar Trump.