×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump thotë se ShBA’ja po vazhdon operacionet “në shkallë të gjerë” në Iran

    Reporteri
    02 Mars 2026 | 18:56

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë të kryejnë operacione “në shkallë të gjerë” në Iran, me qëllim eliminimin e “kërcënimeve serioze” që regjimi paraqiste ndaj Amerikës, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.

    Trump tha se Irani i kishte “injoruar” paralajmërimet për të mos vazhduar pasurimin bërthamor pas sulmeve të ShBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane vitin e kaluar.

    Trump gjithashtu theksoi programin në rritje të raketave balistike të Iranit, duke argumentuar se këto programe përbënin kërcënime për amerikanët.

    “Qëllimi i këtij programi raketor që po rritet me shpejtësi” ishte të “mbrojë” programin e zhvillimit bërthamor dhe ta bëjë të vështirë për të tjerët ndalimin e tij, tha ai.

    Ai theksoi se ushtria amerikane po “i jep goditje të forta” Iranit, por se “vala e madhe” ende nuk ka ardhur.

    “Po u japim goditje të forta,” tha Trump.

    “Mendoj se po shkon shumë mirë. Është shumë e fuqishme. Kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe po e përdorim atë.”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!