Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i uroi të gjithëve një Krishtlindje të Gëzuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, duke sulmuar kundërshtarë e tij demokratë, të cilët ai i akuzon rregullisht si shkaktarë të të gjitha të këqijave.
“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale që po bën gjithçka që mundet për të shkatërruar vendin tonë, por po dështon plotësisht në këtë drejtim”, tha presidenti republikan në Truth Social, përpara se të rendiste ato që ai i konsideron sukseset e mandatit të tij.
“Po respektohemi përsëri, ndoshta si kurrë më parë. Zoti e bekoftë Amerikën!!!”, shkroi Trump.
Donald Trump po i kalon pushimet e Krishtlindjeve në Mar-a-Lago, rezidencën e tij në Florida.
