Presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha se ushtria amerikane është “gati për veprim” nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Trump deklaroi se ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përdorur periudhën e armëpushimit për të rimbushur pajisjet dhe është e gatshme të rifillojë sulmet ndaj Iranit nëse ai jep urdhrin.

“Jemi të pajisur plotësisht,” i tha Trump CNBC-së.

Reklamë

“Kemi shumë municion, shumë nga gjithçka… e kemi shfrytëzuar këtë kohë për t’u rimbushur dhe edhe ata ndoshta kanë bërë pak rimbushje.”

“Jemi gati për veprim. Ushtria është e etur për të vepruar.”

/Reporteri.net/