Presidenti amerikan, Donald Trump, i dha një paralajmërim Zëvendëspresidentes së Venezuelës, Delcy Rodríguez, pasi SHBA-të kapën presidentin e këtij vendi, Nicolás Maduro, gjatë një operacioni ushtarak gjatë fundjavës.
“Nëse ajo nuk bën atë që është e drejtë, ajo do të paguajë një çmim shumë të lartë, ndoshta më të madh se Maduro, tha Trump për The Atlantic të dielën, raporton CNN.
Gjykata Supreme e Venezuelës ka urdhëruar Rodriguez të marrë përsipër kompetencat dhe detyrat e presidentit në detyrë pasi SHBA-të larguan Maduron.