Trumpi, Putini dhe Xi takohen për bisedime historike trepalëshe

Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri kinez Xi Jinping janë mbledhur për takimin e tyre historik trepalësh – ngjarjen më të ndjekur me vëmendje të samitit të APEC këtë javë, raporton CNN.

Të tre liderët u shfaqën së bashku në Kylin Villa, ku po zhvillohen bisedimet, në Shenzhen, qendrën teknologjike të Kinës. Të pozicionuar para flamujve të tri vendeve të tyre, liderët pozuan për një fotografi, pa shtrënguar duart, para se të hynin në sallën kryesore të takimit.

Reklamë

Xi tha se “kjo është hera e parë që krerët e shteteve të Kinës, Rusisë dhe SHBA-së takohen, dhe kjo ka rëndësi historike”, sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua.

Më herët sot, Trumpi kishte zhvilluar bisedime të ndara kokë më kokë si me Putinin, ashtu edhe me Xi-n.