Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Izraeli “nuk duhet të lejohet të sabotojë” armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit, duke shtuar se qeveria e Benjamin Netanyahu është e pakënaqur me procesin e armëpushimit.
Erdogan tha se Turqia po ndërmerr “thirrjet dhe iniciativat e nevojshme” për të ulur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, për të zgjatur armëpushimin dhe për të siguruar vazhdimin e bisedimeve në Pakistan.
Ai u shpreh optimist se negociatat do të vazhdojnë pavarësisht mosmarrëveshjeve mes SHBA-së dhe Iranit, duke theksuar se mundësia e krijuar nga armëpushimi duhet të shfrytëzohet.
“Nëse do të ketë paqe në rajonin tonë, ajo do të arrihet pavarësisht regjimit sionist [izraelit]. Nëse arrihet stabiliteti, do të ndodhë pavarësisht qeverisë izraelite,” tha Erdogan.
Ai shtoi gjithashtu se sulmet e Izraelit në Liban po dëmtojnë shpresat për paqe dhe se Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe çështjen e fëmijëve të vrarë në Liban.
/Reporteri.net/