Ka ndodhur një skenë shumë e rrallë në analet e historisë kriminale: një burrë përqafoi vrasësen e vëllait të tij në sallën e gjyqit ku u dënua, duke i uruar asaj të gjitha të mirat, transmeton Reporteri.net.
Kjo skenë u zhvillua në një sallë gjyqi në Dallas të mërkurën. Në momentet pas dënimit, Amber Guider, një ish oficere e policisë së Dallasit që qëlloi dhe vrau një fqinj me ngjyrë pasi hyri aksidentalisht në banesën e tij. Ajo u dënua me 10 vjet burg.
“Nëse me të vërtetë ju vjen keq, unë e di … Unë mund të flas në emrin tim, ju fal”, tha Branit Jean para se ta përqafonte vrasësen e vëllait.
“Dhe unë e di se nëse shkoni te Zoti dhe e kërkoni falje, ai do t’ju falë”. Përsëri, unë flas vetëm në emrin tim, jo në emër të familjes time, por unë ju dua juve, si dhe këdo tjetër. Unë personalisht dua më të mirën për ju”, me këto fjalë i është drejtuar vëllai i viktimës të akuzuarës para se ta përqafonte atë dhe të shpërthente në lot. /Reporteri.net