Ushtria e Izraelit ka thënë se ka goditur dhjetëra objektiva që i përkasin regjimit iranian dhe shërbimeve të tij të inteligjencës në Tehran, në një valë tjetër sulmesh, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
Në deklaratën e lëshuar nga ushtria thuhet se sulmet synuan “shtabet, bazat dhe qendrat rajonale të komandës së organeve të sigurisë së brendshme të regjimit terrorist Iranian”.
Tutje thuhet se u goditën më shumë se 10 lokacione që i përkasin shërbimeve kryesore të inteligjencës iraniane.
Për më tepër, IDF tha se kishte goditur disa lansues raketash dhe sisteme raketash balistike./Reporteri.net