Në komentet e tij të para zyrtare pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit dhe hakmarrjes iraniane, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka cilësuar vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit si një “vrasje cinike,” raportoi agjencia shtetërore ruse TASS.

Sipas TASS, Putin e përshkroi vdekjen e Ali Khamenei si një krim që shkel “të gjitha normat e moralit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare.”

Ai tha se Khamenei do të mbahet mend në Rusi si një “udhëheqës i shquar”.

Reklamë

Moskva dhe Teherani kanë qenë aleatë të ngushtë prej kohësh, me Iranin që ka ofruar mbështetje ushtarake për Rusinë, përfshirë dronë dhe raketa balistike, dhe ka ndihmuar Moskën në ndërtimin e një fabrike për prodhimin e dronëve, gjatë luftës së saj në Ukrainë.

Kjo vjen pas që Ministria e Jashtme e Rusisë dje dënoi sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, duke i cilësuar ato si “hap të papërgjegjshëm” dhe një “akt të paprovokuar të agresionit të armatosur.”

/Reporteri.net/