Televizioni shtetëror iranian raportoi për një incident që ndodhi gjatë varrimit të gjeneralit iranian Kasem Suleimani, duke lënë rreth 35 të vrarë, transmeton Reporteri.net.


Incidenti siç raportojnë mediat e huaja ka ndodhur në Kreman, qytetin e lindjes së gjeneralit Suleimani i cili u vra të Premten me urdhër të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Deri te bilacni tragjik ka ardhur për shkak të turmës së madhe të njerëzve, që ishin mbledhur në varrimin e tij.

Televizioni iranian citoi shefin e urgjencës iraniane Pirhusin Kulivand i cili ka konfirmuar viktimat.

Reklamë

Vrasja e Soleimanit ka ngjallur frikën e një konflikti midis SHBA dhe Iranit.

Soleimani u vlerësua gjerësisht si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Liderit Suprem Khamenei. Shtetet e Bashkuara e panë atë si një terrorist dhe një kërcënim për trupat amerikane. /Reporteri.net

Reklamë