Presidenti Donald Trump thotë se kompanitë amerikane tani mund të kenë akses në rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës. Ekspertët thonë se Venezuela ka sasi të paprovuara të mineraleve, metaleve dhe ndoshta edhe të elementëve të rrallë të tokës. Këto burime të papërpunuara janë të domosdoshme për industrinë, nga mbrojtja deri te teknologjia, dhe administrata ka theksuar me herë rëndësinë e tyre për sigurinë kombëtare të SHBA-së.
Megjithatë, nxjerrja e tyre është e vështirë. Sasia dhe vlefshmëria ekonomike e burimeve minerale nuk dihet saktësisht, dhe minierat përballen me rreziqe sigurie, përfshirë prani të grupimeve të armatosura dhe aktivitete të paligjshme minerare.
Minierat e elementëve të rrallë gjithashtu mund të dëmtojnë mjedisin.
Edhe sikur të nxirreshin, shumica e këtyre materialeve dërgohen në Kinë për rafinim, ku Kina kontrollon mbi 90% të përpunimit global, gjë që kufizon mundësitë e SHBA-së për të krijuar zinxhirë të sigurt furnizimi.
Elementët kritike përfshijnë alumin, kobalt, bakër, plumb, nikël dhe disa elementë të rrallë të tokës, të domosdoshëm për teknologji të përditshme dhe pajisje ushtarake. Përpjekjet për zhvillimin e minierave dhe rafinimin e tyre brenda SHBA-së janë të gjata dhe sfiduese.
Venezuela ka potencial minerar, si koltan dhe bauksit, por mungesa e të dhënave të sakta, investimeve, ekspertizës dhe stabilitetit politik e bëjnë të vështirë shfrytëzimin e këtyre burimeve, të paktën për dekadën e ardhshme./CNN/Reporteri.net/