×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Vlerësim i Pentagonit: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hormuzit mund të zgjasë gjashtë muaj

    Reporteri
    23 Prill 2026 | 12:56

    Një vlerësim i Pentagonit ka parashikuar se mund të duhen gjashtë muaj për të pastruar plotësisht ngushticën e Hormuzit nga minat e vendosura nga ushtria iraniane, raporton Washington Post.

    Sipas këtij vlerësimi të Pentagonit, i ndarë në një seancë të klasifikuar për anëtarët e komitetit të shërbimeve të armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve më herët këtë javë, kryerja e këtij operacioni nuk ka gjasa të fillojë para përfundimit të luftës.

    Duke folur lidhur me këtë vlerësim, tre zyrtarë thanë se vlerësimi prej gjashtë muajsh i ka zhgënjyer si ligjvënësit demokratë ashtu edhe ata republikanë. Ata u informuan se Irani mund të ketë vendosur 20 ose më shumë mina brenda dhe rreth ngushticës, disa prej të cilave të vendosura në distancë duke përdorur teknologjinë GPS, gjë që i bën më të vështira për t’u zbuluar.

    Kjo rrugë e ngushtë ujore, e cila para luftës transportonte një të pestën e furnizimeve globale me naftë dhe gaz, është mbyllur në mënyrë efektive që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, pavarësisht një armëpushimi që ka ndalur në masë të madhe luftimet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

    Zëdhënësi i Pentagonit Sean Parnell pranoi se vlerësimi ishte bërë në një seancë të klasifikuar dhe e përshkroi informacionin si “të pasaktë”, por nuk dha më shumë detaje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!