×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Vritet Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Muammar Gaddafi

    Reporteri
    03 Shkurt 2026 | 21:14

    Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-udhëheqësit të Libisë, kolonelit Muammar Gaddafi, raportohet se është vrarë, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

    Vdekjen e 53-vjeçarit, i cili dikur shihej gjerësisht si trashëgimtari i mundshëm i babait të tij, e raportoi të martën kreu i ekipit të tij politik, sipas Agjencisë së Lajmeve të Libisë.

    Motra e tij i tha televizionit libian se ai kishte vdekur pranë kufirit të vendit me Algjerinë, pa konfirmuar mënyrën e vdekjes.

    Ende nuk dihet se si ka ndodhur vdekja e tij, ndërsa raportime të ndryshme qarkullojnë në mediat libiane.

    Ai ishte konsideruar si figura më me ndikim dhe më e frikshme në vend pas babait të tij, i cili udhëhoqi Libinë nga viti 1969 deri në rrëzimin dhe vrasjen e tij gjatë një kryengritjeje në vitin 2011.

    Gjykata Ndërkombëtare Penale donte ta nxirrte atë në gjyq për krime kundër njerëzimit për rolin e tij në shtypjen e protestave të opozitës në vitin 2011./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!