Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të lehtësuar disa sanksione ndaj naftës ruse “nuk ndihmon paqen”, duke paralajmëruar se kjo mund t’i japë Moskës burime të reja financiare për luftën në Ukrainë.
Gjatë një vizite në Francë, Zelensky foli në një konferencë për shtyp përkrah presidentit francez Emmanuel Macron. Ai tha se ky vendim mund t’i sigurojë Rusi rreth 10 miliardë dollarë, para që sipas tij mund të përdoren për të financuar pushtimin e plotë të Ukrainës.
Nga ana e tij, Macron deklaroi se Rusia “gabon” nëse beson se lufta mes SHBA-ve dhe Iranit do t’i japë asaj një moment lehtësimi në presionin ndërkombëtar.
Presidenti francez shtoi gjithashtu se gjatë një takimi të zhvilluar të mërkurën, vendet e G7 riafirmuan se rritja e çmimeve të naftës “nuk duhet në asnjë mënyrë të na çojë të rishqyrtojmë politikën tonë të sanksioneve ndaj Rusisë”.