×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Zelensky: Ukraina, gati të ndajë përvojën e saj kundër raketave dhe dronëve iranianë

    Reporteri
    01 Mars 2026 | 22:28

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina është e gatshme të ndajë përvojën e saj në mbrojtjen kundër raketave balistike iraniane dhe dronëve Shahed, me vendet që e ndihmuan atë të mbrohej nga pushtimi rus.

    “Situata në Lindjen e Mesme tregon se sa e vështirë është të ofrosh mbrojtje 100 për qind ndaj raketave dhe dronëve Shahed”, tha ai përmes një video-mesazhi më 1 mars.

    Gjatë ditës, Irani sulmoi nga ajri Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera.

    “Tani, të gjithë mund të shohin se përvoja jonë në mbrojtje është, në shumë aspekte, e pazëvendësueshme. Jemi të gatshëm ta ndajmë këtë përvojë dhe t’i ndihmojmë ato vende që e ndihmuan Ukrainën”, shtoi Zelensky.

    Teherani ka qenë prej kohësh aleat i Rusisë, duke e furnizuar atë me pajisje dhe teknologji ushtarake.

    Zelensky ka thënë më herët se ushtria ruse ka përdorur së paku 57.000 dronë Shahed në sulme kundër vendit të tij. /REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!