×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance në Budapest për të mbështetur Viktor Orbanin në fushatën zgjedhor

    Reporteri
    07 Prill 2026 | 11:25

    Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka arritur nëë Budapest këtë mëngjes, ku pritet të mbështesë kryeministrin në vështirësi, Viktor Orbán, në ditët e fundit të fushatës para zgjedhjeve parlamentare vendimtare të Hungarisë këtë fundjavë.

    Ministri i jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, e cilësoi vizitën e sotme të JD Vance si historike, duke thënë se është vizita e parë e një zëvendëspresidenti të SHBA-së që nga viti 1991 dhe vizita e nivelit më të lartë nga SHBA që nga ajo e George W. Bush në vitin 2006.

    “Nuk ka asnjë dyshim që kjo është një epokë e artë për marrëdhëniet hungarezo-amerikane,” tha ai, duke theksuar afërsinë politike dhe ideologjike, madje edhe miqësinë, siç e quan ai, mes Donald Trump dhe Viktor Orbán.

    Ai shtoi se bisedimet e sotme do të prekin migracionin, sigurinë globale dhe bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik mes Hungarisë dhe SHBA-së.

    Trump e ka mbështetur vazhdimisht Orbánin, duke e përshkruar liderin populist të djathtë si një “djalë fantastik” dhe një “lider të fortë e të fuqishëm”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!