Pamjet e tmerrshme nga ajri, shfaqin ekuipazhet e zjarrfikësve që luftonin me një zjarr të egër në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ndërsa shumë shtëpi po digjeshin.
Të ndihmuara nga erërat, zjarret që filluan në mëngjesin e së mërkurës, kanë përfshirë shumë zona, duke detyruar mbylljen e disa autostradave, transmeton Telegrafi.
Autoritetet e sigurisë kanë thënë se deri më sot, zjarri ka përfshirë mbi 18 mijë kilometra katrorë, ndërsa vënia nën kontroll e situatës, deri më tani ishte e pamundur. Helikopterët lëshuan sasi të përsëritura uji, ndërsa ekuipazhet në tokë luftonin flakët që kishin përfshirë shtëpitë e shumta.
NBC Los Angelse raporton se, autoritetet kanë dhënë urdhër të detyrueshëm evakuimi për 100 mijë njerëz, nga frika prej zjarreve të shumta.
Në një konferencë për medie, zyrtarët e njësiteve zjarrfikëse kanë thënë se banorët janë larguar nga zona, ndërsa një burrë në të 50-at ka mbetur i vdekur, si pasojë e sulmit në zemër.