Zoran Milanoviq nga partia opozitare Social Demokratëve është president i ri i Kroacisë.
Ai ka fituar zgjedhjet në balotazh kundër Kolinda Grabar-Kitaroviq kandidate nga partia udhëheqëse Unioni Demokratik Kroat, shkruan Reporteri.net.
Milanoviq ka fituar 52.70 % të votave të qytetarëve, kurse kundërkandidatja e tij Grabar-Kitaroviq 47.30 % të votave.

Kujtojmë se kreu i shtetit në Kroaci ka më shumë kompetenca ceremoniale përfaqësuese, megjithatë zgjedhjet konsiderohen si një tregues i fuqisë në elektorat të kampeve të majtë e të djathtë. Anëtarja më e re e BE-së, Kroacia merr kryesinë e radhës së BE më 1 janar.
Në fushatën zgjedhore tema si drejtimi joefektiv i qeverisë dhe largimi masiv i njerëzve nga vendi luajtën një rol të madh. /Reporteri.net/.