×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda ekipit negociator edhe dy ekspertë ndërkombëtar

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 14:11

    Deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi, ka zbuluar se Ekipi Negociator për krijimin e Platformës Shtetërore për Dialogun me Serbinë, ka angazhuar disa ekspertë të huaj në mesin e të cilëve edhe Marc Weller dhe Ben Emereson.


    Këta emra, Krasniqi i ka zbuluar pas raportimeve të shumta për punësimin e të afërmeve të Shpend Ametit e Fatmir Limajt në ekipin e delegacionit shtetëror.

    Sipas tij nuk mund të bëhen krahasime të stafit administrative të Ekipit Negociator të Kosovës, me ekspertët e Serbisë.

    “Ekipi Negociator për krijimin e Platformës Shtetërore, ka angazhuar disa prej ekspertëve më të mirë lokalë e ndërkombëtarë për Kosovën, në mesin e të cilëve Marc Weller dhe Ben Emerson. Është e pasaktë, qëllimkeqe dhe e paskrupullt tendenca me e krahasu stafin administrativ të Ekipit tonë me ekspertët e Serbisë”, ka shkruar Krasniqi.

    Sipas tij Kosova do të angazhojë ekspertët më të mirë ndërkombëtar, por nuk mund të pretendohet që edhe shoferët t’i ketë ekspertë të huaj.

    “Mos u shqetësoni. Ekspertët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë, ka me i pasë Kosova,veç mos pritni tash që edhe shoferët dhe asistentët me i pasë ekspertë ndërkombëtarë”, ka përfunduar ai.

    Ben Emereson është një avokat i shquar britanik, i cili ka qenë edhe raportues në Kombet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!