×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda Emergjencës përleshen dy persona, dyshohet të jenë mjek e infermier

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 13:25

    Mëngjesin e sotëm janë përleshur mes vete dy persona në Qendrën Emergjente në QKUK – Prishtinë, që dyshohet se janë mjek dhe infermier.

    Incidentin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri” edhe Policia e Kosovës.

    “Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje të ndodhur në mes të dy personave në qendrën emergjente në Prishtinë.  Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët për në stacionin policor, si dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Reporterin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!