×
  • Lajme
  • Lajme

    Brnabiq: Rama na dëshpëroi, unë dhe Vuçiq kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera me të

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 22:58

    Kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha sot se është zhgënjyer nga kryeministri shqiptar Edi Rama për shkak të disa postimeve të tij në rrjetet sociale, transmeton Reporteri.net.


    Brnabiq për TV Prva tha se Rama në Facebook publikoi fotografitë e futbollistëve të cilët luajnë për Zvicrën, e që në atlete e kishin të shkruar emrin e Kosovës.

    “Këta janë poena të lirë politikë, për të cilët, nëse jeni  njeri i vërtetë, nuk do ta shpërndanit atë, sidomos kur mendoni se mund ta ofendojë dikë. Mbi të gjitha, ai ka marrëdhënie të shkëlqyera me presidentin Aleksandar Vuçiq”, tha Brnabiq.

    Ajo tutje shtoi se në bisedimet në Berlin kishte dëgjuar nga Edi Rama  të thoshte se Prishtina duhet të pezullojë taksën, por vuri në dukje se nuk ishte një mesazh “i qëndrueshëm” pasi kishte momente kur Rama kishte mbështetur taksën dhe kishte  momente kur sipas saj kishte akuzuar  Serbinë për shkelje të marrëveshjes të CEFTA-s./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!