Është koha që ShBA dhe BE të demonstrojnë se kë e mbështesin.
Kështu u shpreh eksperti i çështjeve politike të Ballkanit, Januz Bugajski përmes një cicërime në Twitter, një ditë pas protestës së dytë masive në Podgoricë, protestë kjo ku u artikulua karakteri pro-evropian dhe civil i shtetit në kontradiksion me ato të bllokut pro-rus të Frontit Demokratik me të cilët po përballet vendi, shkruan Reporteri.net.
“Mali i Zi, modeli shumëkombësh, zhvillimi paqësor, do të prevalojë mbi nacionalizmin serb dhe subverzionin rus. Koha është që Shtetet e Bashkuarqa dhe Bashkimi Evropian të demonstrojnë se kë e mbështesin”, shkroi Januz Bugajski.
