×
  • Lajme
  • Lajme

    Buka peshonte më pak sesa duhej, 1 mijë euro gjobë për një qendër tregtare në Mitrovicë

    Reporteri
    15 Mars 2022 | 16:18

    Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 1 mijë euro ndaj një subjekti afarist në këtë qytet.

    E njëjta drejtori ka dënuar një subjekt afarist në këtë qytet sepse buka 450gr është vendosur në shitje me çmim 0.35 cent, ndonëse nuk është përputhur me peshën e caktuar.

    Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Mitrovicës, nëpërmjet një postimi në faqen e tyre, në rrjetin social, Facebook, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Në vazhdën e inspektimeve të vazhdueshme në subjektet afariste, inspektorët komunal nga sektori i tregut dje kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 1 mijë euro ndaj një subjekti afarist (qendër tregtare) me lokacion në qytetin e Mitrovicës.”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!