×
  • Lajme
  • Lajme

    Burdushi pas lirimit nga paraburgimi, u drejtohet mëbshtetësve të tij me anë të një videoje

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 13:09

    Hysri Peqani, i cili pretendon të jetë mjek popullor, pas lirimit nga paraburgimi, nga shtëpia, mbështetësve të tij u është drejtuar përmes një videoje të shkurtër.


    I njohur si Burdushi, ai në këtë video thotë se drejtësia do të triumfojë, dhe u ka premtuar mbështetësve të tij, se një herë në javë do të komunikojë me ta përmes videove të cilat do të i transmetojë në faqen e tij në Facebook, transmeton reporteri.net.

    Burdushi akuzohet se ka mashtruar një person duke i marr 2 mijë euro me premtimin se do ta shërojë nga depresioni, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi, dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari ” Burdushi ”, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material.

    Sipas Kodit Penal të Kosovës, për veprën penale të mashtrimit sikurse në aktakuzë, nëse gjatë gjykimit vërtetohen faktet se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë, Kodi Penal parasheh dënim me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

    Ai tani do të mbrohet në liri, dhe një herë në javë do të paraqitet në polici. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!