×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri i Vjosa Osmanit emërohet Drejtor për NATO dhe Politika të Sigurisë në MPJD

    Reporteri
    12 Dhjetor 2023 | 12:11

    Prindon Sadriu, burri i Presidentes Vjosa Osmani, është emëruar si i përhershëm në pozitën e Drejtorit të Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Kështu të paktën po raporton portali “Demokracia“, që ka publikuar edhe një vendim që thotë se është vendimi i emërimit të Sadriut në këtë pozitë.

    “Prindon Sadriu me gradë Ministër në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, pas përfundimit të mandatit, sistemohet përhershëm në pozitën Drejtor i Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në këtë vendim.

    Vendimi është marrë më 30 nëntor dhe mban nënshkrimin e sekretarit Behar Isma.

    Sipas mediumit që ka nxjerrë dokumentin, në pozitën e re të Sadriut në MPJD, në shtator të këtij viti, ishte emëruar Artan Duraku me një “akt emrim”, por pastaj ish-konsull i Kosovës në Maqedoni që njëherit është edhe burri i shefes së shtetit me 30 nëntor 2023 u emërua me vendim të përhershëm në pozitën e Drejtorit të Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!