×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri nga Skenderaj qëllon për vdekje gruan e tij 48 vjeçare

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 16:23

    Një 48 vjeçare është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga burri i saj mesditën e sotme në fshatin Llaushë të Skenderajt.

    Siç bën të ditur Policia, 48 vjeçarja ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në Mitrovicë, por që më vonë ka vdekur, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sot, rreth orës 13:40, policia në Skenderaj, ka pranuar informacion për një plagosje nga arma e zjarrit e ndodhur në fshati Llaushë të Skenderajt. Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Lidhur me veprën penale është arrestuar i dyshuari, nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 6 gëzhoja.

    Pas intervistimit, të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor.

    “Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!