×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Cakolli: Renditja e Kosovës në të njëjtën listë me Rusinë e Kinën, mesazhi më i ashpër diplomatik nga ShBA’të

    Reporteri
    12 Shtator 2025 | 16:28

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.

    Sipas Cakollit, në rreth dy dekada prej kur ekziston ky mekanizëm, ShBA e ka pezulluar apo ndërprerë dialogun vetëm me Kinën, Rusinë, Gjeorgjinë dhe Kosovën, duke thënë se ky është mesazhi më i ashpër diplomatik nga ShBA’të, shkruan Reporteri.net.

    “Renditja e Kosovës në të njëjtën listë me Rusinë e Kinën, përveç se është mesazhi më i ashpër diplomatik nga SHBA-të, është edhe një alarm i madh për kredibilitetin ndërkombëtar të vendit”, ka shkruar Cakolli./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!