×
  • Lajme
  • Lajme

    Caktohen dy seanca për të enjten në Kuvendin e Kosovës

    Reporteri
    19 Shtator 2022 | 11:44
    Kuvendi i Kosovës. Fotografi ilustruese.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, dy seanca parlamentare u caktuan për këtë të enjte, bëri të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Seancat janë vazhdimësi e dy seancave paraprake të papërfunduara, njëra për shkak të mungesës së kuorumit, tjetra si vezhdium i seancës së fundit të sesionit pranveror.

    Rrustemi gjithashtu bëri të ditur se Kryesia do të mblidhet edhe gjatë javës për të caktuar seancën e re.

    Këto iushin pika te rendi të ditës në mbledhen e sotme të Kryesisë së Kuvendit:

    Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    1. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022:
    2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
    3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë,
    4. Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,
    5. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
    6. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe raportit të auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në RTK”,
    7. Formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të KPM-së.

    III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 15 shtator 2022:

    1. Debat parlamentar për grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
    2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
    3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
    4. Shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
    5. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
    6. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
    7. Shqyrtimi i raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
    8. Shqyrtimi i raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë,
    9. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.
    10. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!