×
  • Lajme
  • Lajme

    Cel Kosova thotë se u shkelën standardet gazetareske në raportimet për martesën e vëllait të deputetes së Kuvendit të Kosovës

    Reporteri
    04 Janar 2022 | 14:44

    Qendra për Barazi dhe Liri të Komunitetit LGBT në Kosovë (Cel Kosovo) ka reaguar lidhur me raportimet rreth martesës së vëllait të deputetes së Kuvendit të Kosovës.

    Cel Kosova ka shprehur shqetësimin për shkeljen etike dhe standardet profesionale në lidhje me këtë raportim, duke theksuar se duke përdorur tituj tendenciozë dhe me potencimin e panevojshëm të lidhjes familijare të personit në fjalë me një politikane në Kosovë është cënuar rëndë privatësia e tij dhe e familjarëve, si dhe janë shkelur parimet themelore të kodit etik të gazetarisë.

    “Dënojmë fuqishëm dhe shprehim shqetësimin tonë për shkeljen etike dhe standardet profesionale të gazetarisë në raportimin mbi orientimin seksual dhe martesën e një qytetari në Kanada.

    Me publikimin e këtij lajmi në mënyrë senzacionale, duke përdorur tituj tendenciozë dhe me potencimin e panevojshëm të lidhjes familijare të personit në fjalë me një politikane në Kosovë është cënuar rëndë privatësia e tij dhe e familjarëve, si dhe janë shkelur parimet themelore të kodit etik të gazetarisë. Këto raportime senzacionale dhe joprofesionale kanë nxitur një numër të madh të fyerjeve, kërcënimeve dhe gjuhë të urrejtjes, duke e fuqizuar një situatë të pasigurt për personat LGBTI në Kosovë”, thuhet në reagimin e Cel Kosova.

    Reagimi i plotë:

    Dënojmë fuqishëm dhe shprehim shqetësimin tonë për shkeljen etike dhe standardet profesionale të gazetarisë në raportimin mbi orientimin seksual dhe martesën e një qytetari në Kanada.

    Me publikimin e këtij lajmi në mënyrë senzacionale, duke përdorur tituj tendenciozë dhe me potencimin e panevojshëm të lidhjes familijare të personit në fjalë me një politikane në Kosovë është cënuar rëndë privatësia e tij dhe e familjarëve, si dhe janë shkelur parimet themelore të kodit etik të gazetarisë. Këto raportime senzacionale dhe joprofesionale kanë nxitur një numër të madh të fyerjeve, kërcënimeve dhe gjuhë të urrejtjes, duke e fuqizuar një situatë të pasigurt për personat LGBTI në Kosovë.

    Rikujtojmë përgjegjësinë e mediave për lejimin e publikimit të këtyre komenteve në faqet e tyre zyrtare, të cilat mund të nxisin veprime kriminale ndaj një personi apo një grupi të caktuar të shoqerisë.

    I bejme thirrje mekanizmave vetëkontrollues të mediave që të reagojnë dhe te ndermarrin veprime përkatëse ligjore dhe etike, për të ndalë komentet denigruese dhe për të dënuar nxitjen e urrejtjes që është vepër penale sipas Kodit Penal, Neni 141, paragrafi 1.

    Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD
    Qendra për barazi dhe Liri – CEL Kosova
    Rrjeti I Grave të Kosovës – RrGK
    Civil Rights Defenders – CRD
    Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ
    Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut – YIHR KS

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!