Me gjysmë ore me vonesë, ka nisur takimi mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Me të arritur në Kuvend, Kurti tha se do të deklarohet për media pas takimit.

“Do të flasim pas takimit. Njëherë flasim e diskutojmë në takim, pastaj ju njoftojmë për rezultatet”, tha Kurti para gazetarëve.

Reklamë

Një gjë të tillë e tha edhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Deklarohem pas takimit”, kështu u përgjigj ai, pasi u pyet nga gazetarët a është optimist për marrëveshje me Albin Kurtin.

Në mbledhjen e qeverisë së mbajtur sot, Kryeministri Kurti deklaroi se zgjedhjet nuk janë opsion dhe se duhet vullnet për zgjidhje e vendime jo të lehta.

Ndërkohë, kanë mbetur edhe tetë ditë për zgjedhjen e presidentit sipas afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese.

/Reporteri.net/

Reklamë