×
  • Lajme
  • Lajme / Propaganda e VV-së

    Çitaku: “Kur po ju dalin në sipërfaqe koordinimet e fshehta me Milanin, mundoheni me hedhë hi syve”

    Reporteri
    11 Korrik 2023 | 14:31

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas videos së publikuar të VV-së në të cilën u tha se opozita dikur kishte amnistuar kriminelët serbë, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se VV është në panik, dhe se tani po vazhdojnë me avazin e shpifjes.

    Tutje ajo shkruan se askush nuk ia ka amnistuar kriminelët, e sipas saj, ka qenë Kryeministri Kurti ai i cili Oliver Ivanoviqin e ka lartësuar me dedikim të veçantë

    “LVV është në panik! Në vitin e tretë të qeverisjes, në mungesë të rezultateve, vazhdojnë me avazin e vjetër. Shpifin. Jo, askush nuk i ka amnestuar kriminelët që kanë vrarë në veri. Përkundrazi, Lideri i juaj përgjegjësin kryesor për vrasjet në veri të Mitrovicës e ka lartësuar me dedikim të veçantë.
    Dekonstruktimi i videos së fundit propagandistike shpalosë vetëm një të vërtetë: Jeni në panik. Pa rezultate në qeverisje. Pa zgjidhje për asnjë problem. Pa aleat. Të vetmuar”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

    “E tash, kur po ju dalin në sipërfaqe koordinimet e fshehta me Milanin, mundoheni me hedhë hi syve.
    Ncuk. Nuk kalon”, ka shkruar tutje ajo.

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një video të ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook, ka sulmuar opozitën e tanishme.

    Vetëvendosje thotë se deputetë të opozitës, disa tani edhe gazetarë, kishin nënshkruar në atë kohë aministimin e kriminelëve serbë, ku pikërisht në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar “pro” 91 deputetë.

    Në video kanë publikuar pamje të protestave kundër këtij ligji të mbajtura atë kohë nga VV-ja e shoqëria civile.

    VV sulmon opozitën dhe Berat Buzhalën, disa orë pas publikimit të audio-incizimit të Kusari-Lilës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!