×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagimi në Fb

    Çitaku-Kurtit: 51% s’janë 100% – PDK s’do të lejojë shkatërrimin e Republikës

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 17:23
    Nënkryetarja e PDK'së, Vlora Çitaku

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar Kryeministrit Albin Kurti i cili tha se opozita nuk po e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, gjë për të cilën sipas saj është vetë ai që po e bën këtë gjë.

    Sipas saj, 51% nuk janë 100%.

    Ajo në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se si pozitë pa asnjë kusht kanë votuar zgjatjet buhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

    “Albin, Nëse ka një njeri që nuk e njeh rezultatin zgjedhor në Kosovë, ai je ti. Falë atij rezultati, ti e udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin. Po 51% nuk janë 100%. Kush është shtetar, institucionalist dhe respekton Kushtetutën, nuk dëshmohet vetëm nga e kaluara e largët, por mbi të gjitha nga veprimet e sotme. Si opozitë, pa asnjë kusht, kemi votuar zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe dje, madje edhe me procedurë të përshpejtuar.”, ka shkruar Çitaku.

    Sipas saj, Kurti nuk e njeh bashkëpunimin, por kërkon nënshtrim ndërsa thekson se PDK s’do bëjë një gjë të tillë.

    Ajo thotë se Kryeministri nuk e ka problem ta përmbys rendin kushtetutes por që diçka të tillë nuk do ta lejojnë.

    “Ti, Albin, nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin. Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet. Si shkelës serik i Kushtetutës, nuk e ke problem ta përmbysësh edhe rendin Kushtetues. Por këtë nuk do ta lejojmë. Ky vend dhe kjo Republikë janë ndërtuar me mund e me gjak. Dhe nuk do të lejojmë që të shkatërrohen”, ka shkruar Çitaku.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!