Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se brenda qeverisjes së tyre janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj, duke fuqizuar kapacitetet njerëzore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe duke arritur më shumë se dyfishimin e saj në numër.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se do të vazhdojnë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë.

“Gjatë pesë viteve të qeverisjes sonë kemi rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj, duke fuqizuar kapacitetet njerëzore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe duke arritur më shumë se dyfishimin e saj në numër.

Reklamë

Vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë sonë, me synimin për të ndërtuar një forcë gjithnjë e më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, shkruan ai.