×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Fb

    Çitaku pas konferencës së Kurtit: Populli e di kush je dhe çfarë sjell qeverisja jote

    Reporteri
    27 Tetor 2025 | 20:15

    Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas konferencës që mbajti sot kryeministri në detyrë, njëherit kreu i VV’së, Albin Kurti, duke thënë se duhej të mbahej në selinë e partisë e jo në ndërtesën e Qeverisë.

    Çitaku ka thënë se Kurti për nëntë muaj, ka thënë se i ka numrat për Qeverinë.

    “Sot, me nënqeshje ironike, pranoi se i paska pasur “verës”, me votim të fshehtë, por tani nuk i paska më. Ndërkohë, Kosova është e izoluar, nën sanksione, me ekonomi të rënduar e me çmime të papërballueshme për familjet tona”, ka shkruar Çitaku.

    Ajo ka thënë se populli tashmë e njeh Kurtin dhe e di çfarë sjell qeverisja e tij.

    Sipas saj, për Kurtin shteti është skenë teatri dhe qytetarët publik që duhen argëtuar me shfaqjen e radhës.

    “Njeriu që nuk ka lënë vlerë pa nëpërkëmbur e njeri pa fyer, sot fliste sërish për nevojën që ai të fitojë “referendumin”, jo zgjedhjet. Sepse për të, qeverisja ka kuptim vetëm nëse sundon i vetëm. Po e kemi parë tashmë se çfarë do të thotë sundimi i tij. Pesë vite me pushtet absolut. Rezultatet? Izolim, varfërim, ikje masive të qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!