×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka Kosova kërkon në dialogun e Brukselit, sipas Kurtit

    Reporteri
    24 Gusht 2022 | 14:44

    Një javë pas takimit të Nivelit të Lartë në kuadër të dialogut të Brukselit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u deklarua për përmbajtjen e negociatave të zhvilluara me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe fascilituesin evropian, Miroslav Lajçak, shkruan Reporteri.net.

    Kurti konfirmoi gjashtë-pikëshin e propozuar për një kornizë të përgjithshme të një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që të dielen Vuçiç e tregoi ta ketë kërkuar pala kosovare.

    Qëndrimi e tij negocues, ai e përkufizon si “jo dialog për hir të dialogimit” por dialog për normalizim të marrëdhënieve, me njohjen reciproke si bosht të saj.

    Serbia, tha Kurti, ishte e interesuar për hapa të vegjël e gradual, e jo për marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve.

    Lajçak, në anën tjetër, në një intervistë dhënë për BBC-në në gjuhën serb, tha se takimi nuk ishte i kotë, dhe se ka arsye të konsiderohet si pozitiv.

    Kjo ngase siç tha ai, ishte hera e parë që liderët flasin më në detaje dhe për herë të parë rreth asaj se si do të mund të dukej një marrëveshje finale, ndonëse qëndrimet e shprehura ishin diametralisht të kundërta.

    Në shpjegimin e tij rreth përmbajtjes së bisedimeve, Kurti tha se sa i përket dy masave të reja reciproke të qeverisë – zbatimi i të cilave do të fillojë më 1 shtator – Kosova nuk ka ndërmarrë asgjë që vetë Serbia nuk e ka nënshkruar.

    Çështja e lejeudhëtimeve në dhë nëpërmjet territorit të Kosovës për shtetasit serb, aplikohet nga Beogradi për shtetasin kosovarë me vite. Ndryshimi, tha ai, është se Serbia e ka zbatuar atë marrëveshje, ndërsa Kosova jo. Tani, tha ai, barazohet hesapi.

    Edhe sa i përket targave ilegale të lëshuara nga MPB-ja serbe – siç edhe kryenegociatori i palës serbe, në përpjekje për ta justifikuar veten, kishte thënë se ishte nënshkruar nga pararendësi i tij, Borko Stefanoviç – Kurti tha se ajo marrëveshje është në kuadër të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

    Kthim në targa status-neutrale KS, kryeministri u shpreh se nuk mund të ketë. Një, tha ai, sepse çështja e lëshimit të tyre ka skaduar, dhe dy, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe s’mund t’ia mohojë statusin vetes.

    Në lidhje me konstatimin e ambasadorit amerikan, Christopher Hill, i cili tha se pala kosovare nuk ishte konstruktive, fleksibile dhe e gatshme të diskutojë për specifika, Kurti madje edhe e çoi edhe deri në ironozime.

    ““Unë atje kam qenë si kryeministër, nuk kam qenë as si polic, doganier, prokuror e as gjykatës e as shef i Kadastrit. Kam shkuar si kryeministër sepse pika e parë ka qenë elementet e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes finale”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë”, u shpreh ai.d

    “Deklarata se ka pasë propozime nga njëra palë dhe gatishmëri për kompromis janë të pavërteta. Ne kemi qenë të hapur për diskutime në këtë drejtim, mirëpo pala serbe ka dalur nga ndërtesa. Për ne do të ishte më e mira eliminimi i plotë i dokumenteve të hyrje-daljeve, të mos i ketë as Serbia, as Kosova. Madje kemi hedhur edhe idenë që të njihen të gjitha dokumentet, pse të mos njihen”.

    Kurti, përveç kësaj, akuzoi Beogradin për retorikë luftënxitëse dhe artificiale.

    Në lidhje me apo jo zbatimin e masave të reja reciproke më 1 shtator, Kurti tha se janë dy skenarë. Ose të dyja palët të heqin lëshimin e dokumenteve hyrëse/dalëse, ose të dyja palët t’i lëshojnë po ato të njëjtat. Këtë, tha ai, Kosova e bën në frymën reciproke.

    Ndonëse takimi i fundit më 18 gusht në Bruksel u aranzhua pas dhe si pasojë e tensioneve të ngritua më 31 gusht në veri të vendit, pas rezistencës lokale atje për të pranuar masat e reja reciproke, Kurti tha se në takim nuk i diskuton masat e reja të qeverisë.

    Kurti, tha se në Bruksel, synon marrëveshje gjithëpërfshirëse, dhe jo vendimet e qeverisë së  tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!