×
  • Lajme
  • Lajme

    Cramon aplaudon Kurtin për komunikimin e tij me serbët e Kosovës

    Reporteri
    01 Shtator 2022 | 14:57

    Komunikim të mirë dhe transparent me qytetarët në Veri të Kosovës, e ka quajtur eurodeputetja Viola von Cramon, adresimin e Kryeministrit Albin Kurti ndaj komunitetit serb për çështjen e konvertimit të targave në RKS, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Mirë të shoh se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po komunikon me njerëzit në Veri të Kosovës në mënyrë transparente”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Twitter.

    Të  nevojshëm, e quajti ajo, komunikimin me qytetarët për zvogëluar hendekun në shoqëri.

    “Por, edhe për të zvogëluar sfidat ndër-etnike”, konstatoi Viola von  Cramon.

    Vetëm në këtë mënyrë, shprehet eurodeputetja, “mund të ndërtojmë besim të ndërsjellë anembanë Kosovës”.

    Në një adresim të fundit në gjuhën serbe që Kurti e bëri rreth çështjes së regjistrimit të veturave në targa RKS, ai tha se “pronarët e veturave që regjistrojjnë veturat në RKS do të lirohet nga taksa dhe shpenzimet që arrijnë deri në 5 mijë euro”.

    Qeveria e Kosovës ka dhënë afat prej dymuajsh që konvertimi prej targave ilegale që lëshohen nga MPB-ja serbe për veturat e serbëve në veri, siç janë “KM, PZ, UR, etj”, të konvertohen në targa të Republikës së Kosovës, RKS.

    Kurti tha se targat në fjalë janë trashëgimi e lënë nga Slobodan Millosheviç, dhe se qytetarët serbë nuk duhet të rëndojnë veten me barra të lëna nga e kaluara.

    Serbia në anën tjetër ka refuzuar të pranojë këtë vendim të qeverisë, dhe, siç është shprehur presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kjo gjë nuk do të ketë sukses.

    Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ka thënë se çështja e targave është më e vështirë, derisa vartësi i tij, Miroslav Lajçak, ka thënë se pritet që brenda dy muajve të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët rreth çështjes së targave.

    Lajçak ka pohuar se u janë dhënë propozime të dyja palëve për çështjen në fjalë, ndonëse nuk ka specifikuar se çfarë propozimesh janë bërë, duke thënë se një gjë e tilllë është ende në negociata e sipër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!