×
  • Lajme
  • Lajme

    Cramon u kërkon serbëve t’i çmontojnë barrikadat

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 13:39
    Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon

    Sulmet ndaj EULEX-it dhe lajmërimet e Serbisë për të kthyer forca serbe në Kosovë janë krejtësisht të papranueshme, ka thënë eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon në një cicërimë në Twitter, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Cramon tha se në rend të parë është kthinmi i paqes dhe stabilitetit në veri të vendit, derisa kërkoi që barrikadat e vendosura nga serbët të hiqen.

    “Rikthimi i paqes dhe stabilitetit në Kosovë duhet të jetë prioritet. Veçanërisht sulmet ndaj misionit të BE-së në Kosovë, EULEX-it dhe lajmërimet për ushtarë serbë janë krejtësisht të papranueshme”.

    “Pres nga serbët e Kosovës që të çmontojnë barrikadat për depërshkallëzim”, ka shkruar ajo.

    Mes tjerash, eurodeputetja e të gjelbërve, duke rishpërndarë cicërimën e ministres së jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se e mbështesin plotësisht ndërmjetësin evropian të ngarkuar me çështje të dialogut, Miroslav Lajçakun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!