×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq arrogant e cinik: “Jepuani shqiptarëve liberalizimin, ne ua japim autobusët”

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 17:20

    Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daçiq në një konferencë në të cilën i është drejtuar studentëve të Institutit parisien të Shkencave Politike i është përgjigjur me ashpërsi një studenti francez. I cili gjatë ligjëratës së tij ka pyetur për gjenocidin që e ka bërë Serbi.


    Ivica Daçiq u ka folur anëtarëve të organizatës studentore “BBE-Bourgogne Balkan Express” të Fakultetit të shkencave politike.

    RTV.rs bën të ditur se kur një student e ka pyetur për gjenocidin e paradokoshëhm, të cilin e ka bërë Serbia, Daçiq ka qenë i ashpër dhe ka pyetur kush po thotë se Serbia ka bëtë gjenocid dhe se kjo është pyetje e pavend, sidomos duke pasur parasysh viktimat serbe në Luftën e Dytë Botërore.

    “Kjo është dëshmi se sa jeni të indoktrinuar dhe se nuk mendoni racionalisht”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se “mos serbët kanë bërë gjenocid ndaj vetes, duke pasur parasysh se në vendet në rrethinë kanë mbetur më pak se sa kanë qenë.

    Duke folur se si shqiptarët ‘po e bëjnë punën e tyre’, duke krijat, sipas tij “Shqipërinë e madhe’, Daçiq është prehur me cinizëm të papërmbajtur ndaj tyre.

    “Nëse (shtetet perëndimore) i duan kaq shumë, pse nuk ua jepni liberalizimin e vizave? Pse jeni kaq cinikë. Ja, ne po angazhohemi që Kosovës t’ia jepni liberalizimin e vizave. Ne pastaj do t’ua paguajmë autbosët, nuk ka promblem”, ka thënë ai, duke aluduar në largimin e shqiptarëve nga Kosova. /gazetametro

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!