×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiç në Athinë: Dendias më ka thënë që Greqia kurrë s’do ta befasojë Serbinë rreth Kosovës

    Reporteri
    08 Nëntor 2022 | 17:33
    Ministri serb i punëve të jashtme, Ivica Daçiç

    Greqia nuk do të mbështesë kërkesat eventuale të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe nuk do t’i nënshtrohet presioneve për këtë, ka thënë ministri serb i jashtëm Ivica Daçiç, gjatë vizitës së tij në Athinë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Vizitën e tij në kryeqytetin grek Daçiç e quajti të rëndësishëm në kontekstin e përfoljeve se Greqia mund të ndërrojë qëndrim në raport me pavarësin e Kosovës. Ai tha se ka marrë garancione mbështetëse për Serbinë në raport me Kosovën.

    “Ne kemi shkëmbyer mbështetje dhe absolutisht mbështesim parimin e ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Greqisë dhe Qipros, dhe në anën tjetër na ritheksuan pozicionin e tyre që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e tyre”.

    “Po ua citoj ministrin e jashtëm Nikos Dendias, ai tha se Greqia kurrë nuk do ta befasojë Serbinë. Në këtë aspekt, kjo vizitë e imja ishte e suksesshme”, ka thënë Ivica Daçiç, raportoi Nova.rs, përcjell Reporteri.net.

    Në Athinë, përveç krërerëve të shtetit, shefi i diplomacisë serbe u takua edhe me liderët e opozitës, kryetarin e Syrizas, Aleksi Tsipras, ku edhe e konkludoi vizitën në Greqi.

    Daçiç lajmëroi se ka nisur punën e tij në takimet me homologët e pesë shteteve mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës në BE, pas lajmërimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Kosova do të aplikojë për në BE deri në fund të vitit.

    Anëtarësimin e Kosovës në BE Daçiç e ka quajtur “të pa shans” për sa kohë janë ende pesë shtete të BE-së që nuk e pranojnë shtetin e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Madje, ka thënë Ivica Daçiç, Qiproja i ka kumtuar Serbisë pozicionin e saj se edhe po qe se vetë Serbia do ta njihte pavarësinë e Kosovës, Qiproja nuk do ta bënte./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!