Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në një intervistë për gazetën ‘Politika’ ka thënë që përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk e kanë pyetur atë asnjëherë se si do të dëshironte Serbia të përfundonte dialogu me Kosovën.
Tutje, ai ka thënë se disa vende evropiane nuk duan që dialogu të përfundoj tani.
“Sa herë që kishte një mundësi për të shkuar në kompromis, ka pasur gjithmonë incidente. Nuk janë vetëm dyshime, ka pohime se disa vende evropiane nuk duan që ky dialog të përfundoj tani”, u shprehë Daçiq.
Sa i përket taksës, diplomati serb tha se Britania dhe Gjermania kanë një mendim, derisa kujton faktin se janë kundër taksës.
Sipas kreut të diplomacisë serbe, platforma e Kosovës për dialog nuk është e interesuar për Serbinë.
“Ata i kanë vendosur vetës një qëllim që nuk ka të bëjë me dialogun”, tha Daçiq duke shtuar që nuk mund sjellësh një platformë mes procesit kur ka shumë llojshmëri të marrëveshjeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.